Sot, filluan kursin tremujor të KOMEK-ut 53 gra prizrenase në gjashtë drejtime

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik sot,ka hapur kursin 3 mujor me gratë artizanale
të Prizrenit, fillojnë kurset e KOMEK-ut nga Turqia e ku në këto kurse janë të angazhuara 53 gra që arrijnë të mësojnë kurse në 6 drejtime. Në këtë hapje të këtij kursi sot, drejtori Ramadan Tarashaj e hapi këtë kurse duke falënderuar fillimisht komunën e Konjës nga Turqia që po mundëson që këto kurse në bashkëpunim me drejtorinë tonë të mbahen dhe pastaj tha se këto kurse ndihmojnë këto gra dhe ne kudo që kemi panaire i ftojmë këto gra të këtyre dje me këto punime që të vijnë dhe bashkërisht arrijmë të kemi edhe sukses tha ai.
Derisa sa i përket këtyre kurseve trajnerët si; Shpresa Makasqi, Venera Rada dhe Hyrmete Celina me këtë rast kanë falënderuar këto organizime dhe këto kurse të cilat tha se po arrijnë të ndihmojnë gratë artizanale që këtu të mësojë e aftësojnë 6 lloje të kurseve të ndryshme
Drejtoria e Turizmit me këtë rast pohuan se edhe në këtë fundjavë do të marrin pjesë në panairin e Prishtinës, ku kjo drejtoria jonë të jetë prezentë me prezantim dhe kënd të veçantë