Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Vjollca ELEZI

KJO JETA JONË

———————————-

Eh kjo jeta jonë një ditë gjithçka do të marrë fund.

Nuk do të ket më lindje dielli as lule gjëkund.

As bizhuteri as ar as flori atje

do jemi te barabartë unë edhe ti.

As zënka as inate as mërzitje pa fund.

Do ti lemë te gjitha si ti edhe unë.

Ke punuar gjithë jetën me nder e pastërti .

Asgjë s’do te mbetet vetëm dheu i zi atë

do kemi te vetmen pasuri.

Me besoni nuk do të ketë rëndësi nëse

 ke qenë e bukur apo e shëmtuar .

Te gjitha një ditë kanë per te harruar.

Lum kush dha respekt qofte i bekuar.

Për mua ka shumë rëndësi se si unë kam jetuar.

A do kem një emër të mirë familjen mos ta lë të turpëruar.

Ka rëndësi se sa kohë do të mbahesh mend.

Miqte e shoqëria a do ta kujtojnë emrin tënd.

Të jetosh me paqe me veten nuk është aq e lehte.

Se ndoshta kemi bere edhe gabime në jetë

Kur vjen një moshë nuk di me parë ç’të mendosh.

Po e bukur është kjo jetë si ke zgjedhur ta jetosh.

/QendraPress/