Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Gjelina Maçi KEÇI

—————————–
Falmë o zot krahë t’i shkoj në përqafim,
Mallin njëherë e përgjithmonë ta tres,
Ta sodis kur fle e shpirti të gjejë shpëtim,
Se vdekja qenka e njëjtë si të pres.
Ja ,dhe sonte erdhi mbrëmja
Dhe unë që pranë ah, s’të kam,
Peshë të madhe mban zemra
Syri lotin dot s’e mban.
S’mundem të mos vuaj për ty
Ndaj dhe hënës gjatë ju luta;
Eja në ëndërr të të shoh në sy
Eja shpirt sa t’i puth faqet e buta!
Të ngopem me aromën tënde
Kur dorën ta zgjas nëpër flokë,
Dije se të kam ritëm zemre
Larg teje s’ka vlerë kjo botë !
Dhe ëndrra kur të më dalë
Do të thërras me sa kam fuqi,
Vetëm pritja jote më mban gjallë
Se në verë do jem sërish me ty.
/QendraPress/