Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Brixhilda DEDE

NË LABIRINTHET E JETËS ME POEZINË
———————————————————
Hapësira tokash gjigante mes egjrash frymojnë!
Të pastrehët, fatkeqët, labirinte udhësh vëngojnë!
Maniakët, ngopje s’ ndjejnë, gjithë shohin gllabërojnë!
Tmerrësisht dhembin plagë të hapura,
varfëria udhëkryqesh këlthet .
Aksidentet lemerisin në rrjete!
Pabesia shtigjesh të shurdhëta shigjetë godet.
Përse natyra bën gjëmën!
Përse rrufetë djegin ç’bëjnë!
Përse ciklonet ç’ gjejnë venë para!
Përse mallkimet e magjet s’ besohen më!
Mos me terrin demonët ranë në ujdi!
Ndaj kudo ndihet dëshpërimi!
Mos me ferrin bënë pakt e gjuhët e zjarrmuara djegin!
Mos yjet u zemëruan e lotin nuk po shterin!
Mos hëna mantelin e argjendtë humbi e mbi
kanavacen heretike gjak derdhi!
Mllefi, xhelozia, hakmarrja nga brenda si krimbi bluan.
Shkërmoqet dinjiteti , zvarritet,
këlthet pafajësia!
Jehonë e shpresës përsëri
..deri infinit!
/QendraPress/