Në fazën përfundimtare punimet në shkollën e re 9-vjeçare Krushë e Vogël

Drejtoresha e DKA-së në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj, njofton se tashme janë në fazën përfundimtare punimet në shkollën e re 9-vjeçare Krushë e Vogël ,me standardet më të larta e kushte super moderne për nxënësit e mësimdhënësit Ajo shkruan ‘DKA do të vazhdojë të mbështesë ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave, për t’i ofruar çdo nxënësi kudo në Prizren kushte dhe mundësi të barabarta, për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.’Kështu tani edhe Krusha e Vog[l do ta ketë një ngrehinë të bukur shkollore/QendraPress/