Çaste poetike me poeten:-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

TRE HAPA LARG
——————————-
Tre hapa larg lumturisë
Më mbetet të prek ajrin që trazoi
Cicërima e gëzueshme e një zogu gri
Tek largohet lehtazi si i ëndërrt
E bëhet pikë e zezë në kupë të qiellit.
Dy hapa larg lumturisë
Një aromë e njohur më ngacmon
Një lule kthen kokën njomështake nga unë
Një gjethe pikon vesën mbi dorën time
Një bletë vjedh mjaltin në zemrën
E një Margaritë.
Një hap larg lumturisë
Një përqafim i munguar gjatë
Dy bebëza të zmadhuara përloten
Dy duar dridhen si gjethe nën fllad
Një zemër rreh nën këmishë të kaltër
Zë dridhur dikush thotë: dritë!…
/QendraPress/