U nda nga jeta ish-pjesëtari i UÇK-së, Haxhi Mecini

U nda nga jeta ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Mecini. Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij.

“Ai ishte një ndër bijtë më të devotshëm të kësaj toke, që nuk kurseu as jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Me pushkën në dorë dhe zemrën plot atdhedashuri, qëndroi në ballë të luftës për çlirim, duke u bërë shembull i guximit, sakrificës dhe dashurisë për Kosovën.”, thuhet në njoftim.

Varrimi bëhet të dielën, më 13.4.2025, në orën 14:00, në varrezat e lagjes Mecini, në Klinë të Epërme, Skenderaj.