Çaste poetike me poeten:- Lola MEÇAJ

Edhe po heshte..

——————————–

Ti e di…

edhe heshtja bën muzikë

Shiko atje lart në lutje të syve

shpendët e ujit mbi kodër,

jo mbi det,

ndjellin shi kur ndërrojnë vendin

Tëndja heshtje atje larg si valë nanuris.

Përplasu me mua si re gri,

të zbrazemi të dy,

të bjerë shi,

të njom shpirtrat tanë

tingull i paqtë i ëmbël,

ta kemi tonën melodi

/QendraPress