Çaste poetike me poeten;-Donika Meta GJURA

Je toka që mban barrë
————————————–
Si në netët me dëborë,
dhe në ditët me Diell zjarr
Bulqizë ti qëndron zgjuar,
si ujëvarë që nuk ndal.
Bulqizë më je krenare,
në mes malesh me re
Në çdo cep tëndin
nga një histori ke.
Je tokë që mban barrën,
e punës dhe me nder
Ku burrat nuk ndalen,
po punojnë pandërprerë.
Çdo gurë kromi me vlerë,
që ngrihet nga thellësitë
Është gjurmë e së vërtetës,
dhe barrë ç’rëndon mbi shpinë
Burra të djersitur,
mbi ballë ngjan si flamur
Mbajnë mbi supe një komb,
I quajtur “Krom” jo gur.
Jo, ti s’je vetëm kromi,
më i çmuari në Ballkan
Por je ajri, klima, qetësia,
që shpirti yt mban.
Ohh, Bulqiza ime e varfër,
je mbretëreshë me kurorë
Nga kromi, besa e fjala,
je pasuri që kurrë s’shteron.
Aty në gjoks të maleve,
sa laaaart je ngritur
K’tu tek ty o ballë larta,
ne u lindëm e u rritëm.
Ty moj e bekuar,
s’je veç një emër n’hartë
Por nga dita në ditë
ngjitesh lart e më lart.
Ti je vetë ai zë i thellë,
zëri i tokës që flet
Me jehonën e k’tyre burrave
që sfidojnë vetë jetë!
/QendraPress/