Çaste poetike me poeten;-Nexhi HASANI

Fluturova udhëve të thyera…
———————————-
Hej, ju, dështakë të mjerë!
Kasapë të shpirtrave të pambrojtur.
Tokën time e keni përdhosur,…
Hijena të zeza, me sy gjaku,
Krekosur, kollarisur
në kostum hipokrizie.
2.
Çirret toka nga thonjtë e saj,
gropat hapen e të përpijnë
të marrin brenda.
Thërret, gulçet ”njeriu “,
Koha përcjell Jubilarët:
20, 50, 100.
Vite…, ku ti zvarritesh.
Sa herë, i mblodhe fuqitë e tua,
“ O njeri “,
dole mbi sipërfaqe!
Peng le varret,
në kryqëzime kohësh.
Kohë të pakohëta.
4.
Ne, pushtuesit e vetvetes,
vetë i vramë ëndrrat,
Duke besuar në ideal
e në komb.
Ju, na lidhët sytë,
e shpirtin na i shkrumbuat.
5.
Stop!
Mjaft më!
Kërkojmë liri,
pa ajër të ndotur.
Nga kjo verbëri,
ramë përtokë
e u zvogëluam,
si gjethe e verdhë vjeshte.
Vulosëm fatet,
jetën e fëmijëve
shkatërruam.
Ne emër të “Ligjit Hyjnor”,
ju dënojmë.
Nga asnjë ligj tjetër,
ju nuk trëmbeni.
Ju dënojmë
me vdekje të përjetshme:
Të mos ktheheni,
as në jetën e re!
****
Ajo do të jetë e jona,
Parajsa e popullit të premtuar.
Unë , ti dhe ne të gjithë,
do të rilindim,
në çeljen e pranverës,
Në kaltërsinë e qiellit të pastër.
Po!
Ky premtim i së nesërmes…
/QendraPress/