Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Anila KODRA

AJO
——————————
Ajo,
mbi lule bëhej diell
dhe përzhiste gjithçka që i afrohej,
Shpesh bëhej dhe lule,
dhe mbi lulet e liqenit jetonte,
Mbi ujë kur shtatin lëshonte,
vala nga xhelozia tërbohej,
Ajo jetonte,
dashuronte aq shumë,
sa edhe qielli e admironte.
Ajo bëhej edhe ajër ,
mushkërinë e liqenit mbushte plot,
Heshtte
dhe priste si një sirenë,
një siluetë e vjetër,
të shfaqej në breg,
Mbushte me mallin dhe dëshirën,
një të fjetur
dhe ëndërrimtare botë,
Nën qiellin e kaltër,
e menduar,
kujtonte puthjet,
nën të moçmin shelg.
Ajo bëhej edhe orë,
bëhej dhe ditë,
bëhej në çast,
më i paharruari çast,
Atë moment,
stërkalat e valës,
ja bulëzonin ethshëm dhe shpirtin,
Buzëqeshte
dhe çdo molekulë e trupit,
rrëzëllente mbi liqen,
me ngjyrë të artë,
Dhe vetëm ajo e dinte,
vetëm ajo,
ku qielli dhe uji e kishin limitin.
Vetëm Ajo.
/QendraPress/