Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Hatip HULAJ

TË HARRUARIT

—————————

Duke ecur shëtitores së qytetit

ku kishte njerëz shumë,

pashë një çift të moshuarish

mezi ecnin të lodhur e përkulur

ngadalë duke u lëkundur.

Plaku me njerën dorë mbante bastunin

plaka ia kishte kapur krahun

ai ecte me hapa të shkurtre

këmbët i tërhiqte zvarrë

të dhimbsej vetëm për ta parë.

Sëmundja e Parkinsonit e dridhte

ecte shumë ngadalë,

sytë i shkëlqenin si të përdalë

mezi merrnin frymë

për te mjeku ishin duke ardh.

Eh sa shpejt vjen pleqëria

e përcjellur nga vetmia,

të braktisur nga fëmija

nuk lodhet kush për ta

as shteti dhe as shoqëria.

/QendraPress/