Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

SHELGU PIKËLLUES

—————————–

Aty të korzoja famoze

e Kryeqytetit,

e prenë shelgun pikëllues,

i prenë dhe kujtimet e ngjarjeve historike,

ajo mbante në kujtesë pjesëza të lumtura të jetës

,por edhe aso tragjike…

demonstratat,vrasjet,dashuritë,

korzonë famoze të studentëve,

patriotizmin dhe tradhtitë.

Ajo gjithmonë qëndronte e pikëlluar,

pak kishte gëzime

dhe shumë për të vajtuar !

/QendraPress/