Sot, u shënua Dita e Tokës në Prizren ,me parkun 9 të Qeverisë TOTAJ.

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshinë ngjarje të ndryshme globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës .Në Ditën e Tokës 22 Prill 2016, Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera. Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris. Kurse komuna e Prizrenit sot e ka shënuar këtë manifestim me rregullimin e hapësirave gjelbërues enë lagjën ‘’Bajram Curri’’. Ku morën pjesë kryetari Totaj, nënkryetari Gashi drejtori i SHP Çelë Lamaj me gjithë stafin tij dhe drejtori Islam Ukimeri etj. Me këtë rast kryetari Totaj ka përshendetur dhe tha se ne si komuna padyshim e përkrahim këtë ditë të shënuar dhe vazhdoi I Drejto Çelë Lamaj me këtë rast pohoi se kjo ëshët hapësira e 9 gjelbëruese dhe po presim se shpejti të krijojmë edhe parkun dhjetë të radhës. Kurse nxnësja Sara Rysheni më këtë rat ka lexuar rëndësinë e kësaj ditë . Sot janë mbjellë mbi 4o trupa me pemë e ku ishin edhe nxënësit e shkollës’’ Fatmir Berisha’’
Pas pastrimit të tërësishëm të hapësirës publike, që ka qenë e mbuluar me mbeturina, pranë SHFMU “Fatmir Berisha” në lagjen “Bajram Curri”, përmes një aktiviteti të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, shënuam sot 22 Prillin – Ditën e Tokës bashkë me nxënës dhe vullnetarë të ndryshëm.
Me këtë rast mbollëm rreth 40 pemë, duke e transformuar këtë hapësirë në një park të ri për banorët e kësaj lagjeje, aktivitet i cili ka për qëllim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit të gjelbër në planetin tonë.
