Nga AAK-ja thonë se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se partia e saj nuk do ta mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
, deputetja tha se AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim. “Nuk kemi ndërru qëndrim. Në seancë do të jemi”, tha Kadrijaj.
Ndërkohë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të katërtën herë me radhë, në seancën e mbajtur të hënën. LVV, si partia fituese e zgjedhjeve, kërkoi më shumë kohë për të arritur një marrëveshje politike për emërimin e Haxhiut në krye të Kuvendit. Seanca e fundit ishte vazhdim i asaj të ndërprerë më 19 prill. Në rend dite, përveç zgjedhjes së kryetares, ishte paraparë edhe votimi për pesë nënkryetarët e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë pas 48 orësh – të mërkurën në orën 10:00.