Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Meri MEZINI

PAS PUTHJES

—————————–

Pas puthjes, fytyrat kthehen në lule,

faqet ngjajnë me trëndafila rozë.

Këmbët dridhen sikur s’kanë më kocka,

trupat qëndrojnë mbi damarët e hollë.

Pas puthjes, duart marrin dridhjet e radhës,

buzët si flakë të kuqe në gojë.

Kur sytë përplasen, lotojnë të lumtur,

epshet trupat ngërç i pushton.

Pas puthjes, ndizen dritat e shpirtit,

dy shpirtra binjak në ndjenja lundrojnë.

Kur dy të dashuruar i shijojnë këto puthje,

qielli dhe yjet ata i xhelozojnë.

Pas puthjes, vrapojnë të lumtur, plot jetë,

vrapojnë në terrin e natës me hënë.

Dhe shiu që bie mbi kokat nuk ndjehet,

dashuria të deh, të vel, kur ka ndjenjë.

/QendraPress/