Çaste poetike me poetin;- Agim BASHA

MODESTIA IME
—————————————
Ti je guximi im i pa skaj
mendimi i mençur që më ndjek kudo
Modestia ime e sjelljes dhe harmonisë
Bukuria që kurrë nuk ikën a…shkon….!
Ti je një thesar i dijes
ti je kitara që nuk e mësova dot
të këndoja ndonjë këngë….
Vetmisë për shoqëri ti sillja miq, dhe shok…
Ti je një fanar i ndezur
Semafor që ndriçon në kryq udhë….
Diogjen që lashtësisë time i sigurt ecën
dije që të besoj në çdo periudhë…
Aristokrate, e heshtur, që skuqesh prej gabimit
siç bëje në klasën e parë….
Unë me ty, kurrë nuk ju dhashë dëshpërimit…
Ti je kusht i panegociueshëm,
dhe them zë lartë:-modesti…!
Fat im i mbrëmë
/QendraPress/