Çaste poetike me poeten;-Lola SHEHI

MARGARITË
——————————-
Fluturove drejt qiellit e imja Margaritë
Tashmë, do aktrosh në përjetësi.
Do vishen sot me të zeza të gjitha bukuritë
Spektatorët e tu, yjet në kaltërsi.
Fluturove si ëngjëll atje mes ëngjëjve
Në k’të qiell pranvere dehur aromë lulesh
Do mbretërosh skenën e pafundme të galaktikës
Me buzëqeshje dive, para duartrokitjeve përulur.
Poetët të kanë shkruar mijëra vargje
Aq sa do xhelozoheshin dhe perënditë
E rebeluar dhimbjes për ikjen tënde, më vjen të ulëras
Është vajza e qytetit tim!
E imja Margaritë!
Ti, mbretëresha e parajsës!
Bukuria mbi të gjitha bukuritë!
Diva e artit shqiptar!
E jona Margaritë!
/QendraPress/