Çaste poetike me poetin;-Rexhep F.MORINA

ZHGËNJIM
——————————————-
Ëndërronim në moshë rinore për një jetë më të mirë,
Jashtë pushtuesin e egër barbar, atdheun tonë të lirë.
Përpjekjet ishin vetëmohuese për idealin e shenjtë,
Dhe bijtë e popullit në luftë, flijuan jetën e shtrenjtë.
Që të triumfoj e mira kundër asaj të keqes tmerruese,
Të ndrit i zjarrti diell, me rrezet e bardha ngazëlluese.
Çuditërisht jeta shoqërore, pësuaka etapa ndryshimesh,
Të ngufat dëshirat, të lë kukuvajkë në këngë vajtimesh.
Askush s’të qas,nëse je përballur me sfida e mundime,
Të mohojnë rrugën e gjakimeve dhe të falin zhgënjime.
Ata që kanë arritur kontroll mbi zhvillimet e përditshme,
Nuk lënë hapësirë integrimi, me veprime të neveritshme.
Mbizotëruesve u duket se janë alfa e omega përmbi dhe,
Ti mbetesh i përbuzur, që dhe gjak e gjymtyrë për atdhe.
Kjo tokë e dashur, skuqur me gjak, kjo e jona republikë,
Nuk ta jep një copë bukë, thotë më shpejtë nga vendi ikë.
Kështu thonë oligarkët pushtetarë, që shtetin e bënë çiflig,
Ti luftëtar i lirisë, mbetesh bredharak rrugësh si njeri i lig.
/QendraPress