MË NJË PROGRAM TË LARMISHËM, SHKOLLA “EMIN DURAKU” FESTOI 70-VJETORIN E THEMELIMIT

Stafi shkollor, prindërit, nxënësit dhe përfaqësues e miq të shkollës u mblodhën sot bashkë për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të “Emin Duraku”-të, nën tingujt gazmorë të artistëve, recitatorëve, instrumentalistëve dhe vallëtarëve të shkollës.

Para publikut, nxënësit gërshetuan talentin me dashurinë për shkollën duke jetësuar koreografi fantastike, poezi emocionuese, valle autoktone, interpretime instrumentale e këngë solistike dhe korale. Programin e hapi drejtori i shkollës, Msc.Rrahim Bektashi i cili në fjalën e tij përshëndetëse përmblodhi rëndësinë e shkollës dhe traditën e mësimdhënies me vlera, të aplikueshme për tërë jetën, e cila e ka karakterizuar shkollën “Emin Duraku në këto 7 dekada.

Me këtë rast u ndan mirënjohje për mësimdhënësit dhe nxënësit e dalluar si dhe stafin tjetër shkollor. Programi u përmbyll me falënderimet e sinqerta për pjesëmarrësit dhe premtimin për të vazhduar, me dedikim e profesionalizëm, misionin qenësor të arsimimit të gjeneratave.

Shekulloftë kjo vatër diturie!