Çaste poetike me poeten;-Prena PRENDI

Nuk vdes Ikona !
————————-
Veshëve sot t’u besoj s’due
Syve në shkrime jo e jo…!
Jetë sot paska ndërrua
Një artiste një Ikonë.
Margaritë një shpirt flori
Një aktore ,mbarë shqiptarie
Kush nga afër pat fat ta njoh
Yll,simbol krenarie!
Fjalët për të i tregojnë vepra
Sytë e saj këdo vështruan
Me ato fliste zemra
Hallet tona transmetuan .
Kam pas fatin një ndër të tjerë
Ta dëgjoj zërin e saj
Emocion si kurrë ndonjëherë
Vargun tim ,interpretoi në vaj.
Nuk vdes kurrë njeriu i mirë
Vepra e saj nuk shuhet kurrë
Për gjithë ne një Xhevahir-ë
Një Artiste me kulturë.
Artistja jonë Pushofsh në Paqe!
Shpirti yt qoftë mirë me Zotin!
Emri yt ndër breza u kujtoftë!
E paharruar për gjithë kombin!
/QendraPress/