Çaste poetike me poeten;- Arjana Fetahu GABA

Vajzë s’mund të jem i qetë
————————————-
Po me grin malli të zinë,
Ndaj me fund e kthej rakinë,
Të më shohësh të vjen keq,
Shpirti im e di ç’po heq.
Kam një etje, kam një mall,
Zemra po më djeg si strrall,
Dal si dielli ditë për ditë,
Të ti shoh dy sytë si dritë.
Sa herë shkon rrugës përpjetë,
Vajzë s’mund të jem I qetë,
Nuk je thjeshtë një fiksim,
Por je mjaltë I shpirtit tim.
Bëmë shenjë, a folmë një fjalë,
Sepse shpirti do t’më dalë,
Jam i ri, plot forcë e jetë,
Dashurinë e kam të shenjtë.
/QendraPress/