Çaste poetike me poetin;-Lida BASHLLARI

PER TY ZEMER…..
—————————
U takuam si dy bashkudhëtare
ne rrugën e madhe qe quhet jete
nëse s,do te kisha njoh me pare
te betohem s,do te isha e lumtur vërtet…
Se ti je dashuria ime
dhe ketë e them me plot goje
je frymëzimi ,ndjenja ,pasioni
dhe askush nuk mund ta mohoje ..
Janë shume vjet qe kemi kalu te bashkuar
ashtu te dy te lidhur pranë e pranë
lumturia e gëzimi i shpirtit tim
je ti dhe dy engjëjt tanë ..
Te dua zemër e me shpirt te uroj ..
Gëzuar dhe shume vjet te lumtur
harmonia e paqja mbretëroftë
i dashur,ne shpirtin e bukur …
Te uroj me zemër te pastër
dashuri gëzim e jete
po te them sot e përherë;
Qofsh i lumtur ,se e meriton vërtet..
/QendraPress/