Çaste poetike me poetin;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Sonte

————————–

Sonte ua hap portën ëndrrave,

ato këtë natë si dorëzoj,

as dhimbjes e ndjenjave,

në krahëror errësirës s’ia lëshoj.

Sonte, do marr me buzët e mia,

frymëmarrjen tënde, si erën e pranverës,

të fundosem mes yjesh nga dashuria,

pa asnjë fjalë, veç me përkëdheljen e hijes.

Sonte, do të zhytem mes krahëve të tu,

do të ledhatoj petalet e dashurisë.

të ëndërroj se të kam pranë – këtu,

ti burimi im i lumturisë.

Sonte, të dua pranë meje,

kambana e natës fundin të lajmërojë,

mes përkëdheljesh t’ i shkrijmë ndjenjat,

derisa aurora e agut, ditën e re të fillojë…

/QendraPress/