Çaste poetike me poeten;-Florinda PLAKIQI

Në rreth kujtimesh
——————————
Lamtumirë rrugë ku mahnitin fluturat,
sot me hapa kaq të ngadaltë,
t’i numërojë metrat ku bije hija,
me durimin për t’fundmën fjalë.
Malli më bën të ec zbathur
s’më lag shi, s’më bie rrufeja,
po kaloj tek hijet tjera
më të heshtura, më të ndjera.
Dhimbja nga vetja nuk më shqitë
kujtova si dashurojnë t’rinjtë,
dy tjerë që rrugët ndërrojnë
mbi hije të moshës si dikur”pushojnë”.
/QendraPress/