Fryma poetike e së mërkurës me  poeten;-Marjola SALATAJ

ATY MBETI ZEMRA

********************

Veç disa muaj kaluan nga ajo ditë

Ku u riktheva mes mallit që zemrën lëndonte

Aty në vendin tim ,ku aromë mban dhe guri

Ku sytë dashurohen me gjithçka të asaj toke.

Koha si fshiu vitet e pritjes së gjatë

E lutjeve në heshtje të netëve pafund .

Ngarkuar përplotë me zjarr dashurie

E derdha rrëmbyeshëm si rrjedha mbi lumë.

Gëzimi më shihej në çdo qelizë timen

Akulli u shkri nga zjarret e shpirtit .

Mbi supe aromën e gjithçkaje e hodha

Në një fëmijë të gëzueshëm u gjenda papritur.

Fluturuan ditët e unë zogu shtegëtar

Mu dukë se koha ditët mi treti .

Udhëtare tashmë isha mes dy botëve

Por zemra sedi në atdhe më mbeti.

/QendraPress/