Fryma poetike me poeten:-Arsinoi Zengo KALLCO

Kush tha që lotët nuk kanë emër

———————————————-

Mendova se lotët ta prekën ty zemrën

Unë lotët nuk i derdha për dobësi ta dish

Unë lotët u mundova ti fshihja pa emër

Ato shkanë si rëke nga shpirti im!

Trëndafil petale u çelën qerpikët

Nuanca e gjelbër drodhi shikimin

Një petale u këput nga syri im

Të mblidhte ca pika lotësh të rënë!

Kur buqeta kurorë qëndisej mbi buzë

Zbukuronte nishanin atë në gushë

Afrohesh të prekësh, nuhasësh dëshirat

Kush donë lotët e saj puth trëndafilat!

E ja kështu ndodh ndonjëherë…

Së qeshurës, së qarit ti vëmë një emër

Unë vështirë e kam kur s’të takoj dot

Se tingujt e shpirtit emrin ta kanë vënë!

/QendraPress/