Fryma poetike me poetin:-Enver SAHITI

Mos rri mbyllur
——————————–
Dua përgjigje për pyetjet e mia
Pasi ato janë vetëm te ti
askush nuk i di hallet e tjetrit
përveç zemra e secilit njeri.
Mos humb kohë
përgjigju asaj që je e obliguar,
Se zemra s’të lë rehat
që ta mbash brenda rrethuar,
Guaca si fortifikim
ashtu lehtë nuk hapet
Por shpirti brenda sajë
dhunshëm e detyron.
Një kokërr meli kur bie në tokë,
Vetëm atëherë behet e gjallë
E secilit n’ktë jetë dita do i vie
E nga vet natyra detyrohet të mbijë.
/QendraPress/