Urime për Lum Shishko, krenarinë e Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren!

Pas përfundimit me sukses të fazës së dytë të testimit, Lum Shishko, nxënës i klasës

X/3 në Gjimnazin “Gjon Buzuku” – Prizren, është përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në fazën e ardhshme të Olimpiadës Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze – HIPPO English Language Contest, në kategorinë HIPPO 4, që do të mbahet në Venedik, Itali.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm, dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij, dhe një shembull i shkëlqyeshëm që rinia jonë po vazhdon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja në këtë garë prestigjioze është një arritje e madhe personale për Lumin, por edhe një nder i jashtëzakonshëm për gjimnazin tonë dhe gjithë Kosovën.

I urojmë Lumit shumë suksese në këtë fazë të rëndësishme të garës dhe jemi të bindur se do ta përfaqësojë Kosovën me dinjitet, përkushtim dhe krenari!

Një falënderim të veçantë edhe për Kosova Global Talent Center për organizimin dhe mundësinë që po i jep të rinjve tanë për të treguar vlerat e tyre edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Lum, jemi krenarë me ty!/QendraPress/