Sa vlerësohen shkrimtarët në Kosovë?-Shkruan;Reshat SAHITAJ

Çdo libër e botuar në shtëpi botuese të njohura perëndimore , është jo vetëm një sukses për autorët, por edhe për imazhin e mirë të shtetit tonë.
Çdo organizim artistik në mes krijuesve shqiptarë dhe të huaj qoftë brenda në trojet tona , qoftë kudo në botë është në favor të ngjitjes së imazhit të shtetit tonë.
Mirëpo, Shqipëria dhe Kosova, respektivisht ministritë e kulturës të këtyre dy shteteve, nuk janë të interesuara për zhvillimin e kulturës siç nuk janë të interesuara as për zhvillimin ekonomik.
Sa për ilustrim, po i citoj disa shembuj që shefat e qeverisë sonë të edukohen t’i respektojnë shkrimtarët, aktorët , këngëtarët …. p.sh në Francën e dikurshme mbreti takohej dhe i ftonte në oborrin mbretëror shkrimtarët, dramaturget siç i respektojnë edhe sot. Secili kryetar në SHBA, zhvillon takime më shkrimtarë dhe i fton në drekë ose darka të përbashkëta. Në Rusi, poashtu Putini takohet rregullisht me shkrimtarë dhe më tërë komunitetin artistik.
Për dallim nga tjerët, shkrimtarët janë vizionarë të ardhmërisë së popullit dhe shtetit të tyre. Shkrimtarët janë të privilegjuarit e ZOTIT./QendraPress/