Fryma poetike e së dielës me poeten;-Anila KODRA

E NGJALLI SHPRESËN
——————————————-
Shiu që rigonte atë natë, të errët, pa yje, pa hënë,
Ja lagu dëshirat, e brishta dhe të mbetura peng ,
Ëndrrave vajzërore, që mbetën heshtur e pa thënë,
Vjeshta gjethe-zverdhur, nostalgjike, ju bëri reng.
E mblidhte në buzë, si pjalim e lulesh, shiun zemërak,
Në buzën si eshkë, që kurrë s’u drodh nga dashuria,
Shiu lagu shpresën, besimin dhe forcën ju vuri lak,
Mornica ethesh provonte, frikësuar, ndrojtur, si fëmija.
Symbyllur, në shi kujtonte dhe qëndronte e menduar,
Pa dëshira, pa ëndrra, me shpresë të shuar, të fikur,
Më k8hë u desh dhe e panë prapë në shi duke vrapuar,
Si luaneshë e lagur, rrëzuar, drobitur, por e përtëritur.
Ju lagën dëshirat, dashuria dhe ëndrrat njëherë,
por ngjalli prapë shpresën dhe ndjeu pranverë.
/QendraPress/