Kujtim Gashi,nënkryetar i Komunës së Prizrenit – Bllokada në Kuvend është pasojë e një qeverisjeje arrogante…

QendraPress: Zotëri nënkryetar –Si e shihni ngërçin aktual të Qeverisë ,dhe si mund të tejkalohet kjo gjendje?

Kujtim Gashi,nënkryetar i Komunës së Prizrenit –‘’Bllokada në Kuvend është pasojë e një qeverisjeje arrogante, që refuzon dialogun institucional dhe injoron zërin e opozitës dhe të qytetarëve. Ky ngërç nuk është qëllim në vetvete, por një alarm i fortë për mungesën e transparencës, përqendrimin e pushtetit dhe shpërfilljen e demokracisë. Është koha që partia e parë të reflektojë, ose t’i kthehet popullit nëpërmjet zgjedhjeve. Përndryshe vendi po e vuan tash e nje kohe me probleme te shumta, mungesa e projekteve e deri te faturat e larta te energjisë elektrike.’’/QendraPress/