Çaste poetike në fillim jave me poeten: Florinda PLAKIQI

Një këngë e përjetshme
——————————–
Erdhe me retë,
ato për lulen nën gurë,
ti drejt shpirtit fjet.
Erdhe me shiun,
ai mbi trëndafil veç gjemba,
ti fytyrës mbi gjurmë njeriu.
Më parë nuk dija buzëqeshjen
kaq të bukur drejt prej shpirti,
sytë që kapin britma të heshtjes,
ngrohtësi shprese kur t’kujton i miri.
/QendraPress/