Çaste poetike në fillim jave me poeten:Vilma NIKA

Gjurmët e gjakut tim.

————————————-

E nisa jetën gjurmësh ardhur

dëshirash endur në një fat.

E kurorëzuar malesh zbardhur

vendlindja ime,është në Mat

Nuk më lakmohen pasuritë

me vlera ari,as floriri.

Është më e ëmbël kur më ngjit

një çaj me mjaltë e lule bliri.

Qëndisur penës nga Pjetër Budi

patriotë e atdhetarë.

Folklor i këngëve na mburri

e na dha emër botés mbarë.

Nëpër tregime brezat lanë

këtu ka besë e bujari.

Krenarë të thuash jam matjan

ku sofra shtrohet me burrni.

E prej bujtinash shtruam petkun

me bujrum,mirë se vjen or mik.

Në netë të gjata dimrit mbetur

një derë e hapur për çiflig.

Ia morëm zanës rrezatimin

kur dilte rrinte në lëndina.

E shtatë liqeneve të Lurës zgjimin

kur syrit parë,fal mrekullinë.

E ngjizur rrënjë e gjak në vena

dhe një gëzim e mbaj si loçkë.

Që mora trashëgiminë e nënës

kulturës në të bukurën Korçë.

Sot këto vlera thurur jetës

harkut të kohës me drejt hije

Marr krenari mbi të vërtetën

që gjurmësh ardhur të më shpie.

/QendraPress/