Drejtoria e shkollës ‘’Emin Duraku’’ shprehin pikëllim pa fund për vrasjen e e15 vjeçares nga babai i sajë

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses së shkollës sonë nga klasa IX-6, Şilan Görenç e cila filloi rrugën e përjetësisë në këtë mëngjes pranvere, pa na thënë lamturmirë. Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë para lindjes së diellit, si shëmbëlltyra më e denjë e tij. Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve, shoqeve, mësimdhënësve dhe tërë atyre që e njohën dhe ikja e saj pllakosi acar në zemrat e të gjithëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe tërë atyre që e njohën! Nga Drejtoria e Shkollës