Kryetari Shaqir Totaj emëroi Shpresa Muratin drejtoreshë të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit,

Kryetari Shaqir Totaj emëroi Shpresa Muratin drejtoreshë të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit, e cila sjell me vete një përvojë të pasur si aktiviste politike, me një kualifikim të lartë në hartimin e analizave strategjike, përgatitjen e politikave publike dhe menaxhimin e komunikimit politik.
“Përvoja e saj e gjerë dhe angazhimi në shërbim të interesave të qytetarëve janë premisa për një menaxhim të suksesshëm të DPMS-së, që do t’i përforcojë përpjekjet për realizimin e politikave efektive, të cilat janë në shërbim të interesit publik. I dëshiroj mirëseardhje znj. Murati dhe punë të mbarë në këtë mision fisnik, që qëllim permanent ka lehtësimin e jetës së qytetarëve të Komunës sonë” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.