Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vjollca ALIAJ

Pas krahëve

——————–

Pas krahëve fole e fole gjatë..

rrëkëlleve kënaqësinë me kafenë,

duart fërkove deri në nxehje.

Buzëqeshja tinzare pikturoi fytyrën tënde

si një mjegull mëngjesi vjeshte,

ata që dëgjuan miratuan të pandërgjegjshëm,

kokat përkulën,

ndoshta u ngjanë kallamave buzë

kanalit kur fresku i mbrëmjes vë përpaга…..

Pas krahëve të mi u ula, u shkela, u shava

Pas krahëve te mi qentë lehën me zhurmë llahtar

Kur copëza fjalësh era përcolli

une isha larg, dritë mbi një far.

/QendraPress/