Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Suela Cenolli ARMATA

Bote servilesh
“”””””””””””””””
Ne tryeza flakërijnë buzëqeshje plastike.
Servilet përkulen me fjale statistike.
Ne shërbim te se keqes veshur me etike
e nderin e shesin për një shikim kritik.
Fjalët u rrjedhin si mjaltë i helmuar.
Lëpijnë çdo këpucë me shpirtin e shuar.
Për pak vëmendje, për pak përfitim
e humbasin veten deri ne përbaltim.
Te ngjitesh me shpirt është rruge e vështirë,
kur te tjerët fluturojnë , mbi krahë servilesh.
Kur heshtja jote behet faji me i rende.
Zëri yt ndëshkohet qe s’di te lavdërosh kënd.
E unë mbetem këtu me zemrën si gur.
Me ballin përpjete e shpinën permur.
Se s’di te përkulem, s’di te shes liri.
Prandaj nuk çaj dot , se s’di te lëpij.
Po me mire kështu me zë te qete.
Me kokën drejt e me sytë qe s’ulen.
Se s’dua te ngjitem ne je maje te larte,
qe ndërtohet e gjitha mbi gjunjë qe dridhen.
/QendraPress/