TË JETOSH ME KËMBË NË TOKË ËSHTË KRENARI!-Shkruan;Kumrie Avdyl SHALA

Për ata që jetojnë me shpirt të pastër!
Mos lejo askënd të të ulë vlerat tuaja.
Nëse dikush flet vetëm për veten dhe nuk të lë të shprehesh – lëre të shfryhet.
Nëse largohet pa shkak, mos u mërzit. Shpesh, njerëzit që s’munden të bëhen si ti, largohen nga zilia që i djeg përbrenda.
Zoti e di gjithçka. Ai i largon vetë ata që kanë qëllime të errëta, sepse i dëgjon planet që bëjnë pas shpinës tënde.
Zoti mbron ata që:
– nuk janë ziliqarë,
– nuk përfitojnë pa meritë,
– nuk përbuzin miqësinë,
– nuk i kthejnë kurrë shpinën njeriut që u ka dhënë dashuri të pastër e pa interes!
Mos u trishto nga ata që nuk durojnë suksesin tënd.
Ti ke ecur me mund, me djersë, me ndershmëri , me sakrificë– dhe Zoti këtë e sheh.
Ti je me fat që s’ke pranë njerëz që edhe prindërit e tyre luten për ta: që Zoti t’ua qetësojë shpirtin e trazuar.
Mos ua kthe të keqen me të keqe, leri te mirren me veten.
Lutu për ta.
Lutu për ata që duan të jenë të parët pa mund,
që zgjohen me mllef dhe fajin ua hedhin të gjithëve.
Ata që mburren kot me “Unë! Vetëm unë!”, por në të vërtetë nuk janë askund.
Thuaju se:
Çdo gjë e bukur vjen vetëm prej një shpirti të pastër,
që gëzohet për të mirën e të tjerëve.
Dt/07.5.25
Nga: K.A.Shala/QendraPress/