Çaste poetike me poeten;-Hyrë H. FAZLIJA

Varfërohet dita,

në uri t’kujtimeve,

zëri, varur rri,

n’përpjekje për të shkurtuar etjen,

kur copa qielli mbi sy bien,

djegur afshin duarve.

N’grykë mbetet fjala,

përtypur dhëmbësh buzëqeshjen,

fshehur frikës,

Kur moti gjëmon,

drithërimë shpirti mblidhet hijes,

mallshëm n’pikëpjekje

gjer në re…

Toka, zhurmon hapave…

/QendraPress/