Çaste poetike me poeten;- Mimoza Eliona OSMANI

Dy manaferra…

————————–

Mbi dy buzë kacavirrem

T’u këpus dy manaferra

Njëra buzë mendon se shtirem

Buza tjetër zien si vera

Tek më shtynte një fllad ere

Të shijoja manaferra

Njëra buzë digjej në ethe

Tjetra më shponte si ferra.

Të duroja s’qeshë i zoti

Për dy buzë për atë gojë

I thitha siç di veç Zoti

Sa filloi të më dojë

Ah ju buzë ju manaferra

Si s’më lini të ik larg

Sa ha njërën piqet tjetra

Sa ju puth bëheni varg.

/QendraPress/