Me pietet sot, përkujtohet komandanti emblematik dhe strategu i çlirimit të Prizrenit komandant Drini

                          Pikërisht në ditën e 8 majit të vitit 2000, Prizrenin, që në orët e mëngjesit, e mbuloi një pikëllim i rëndë. Në shtëpinë dykatëshe, rruga atëbotë “Meriman Braha”, dëgjohej vaji i nënës Qamile dhe bashkëshortes Hajrije. Derdhnin lot dhe vajtonin edhe shumë gra tjera, por cfilitja e gruas dhe e nënës ta kujtonin dhimbjen dhe tmerrin që kishte shpërthyer në gjithë hapësirën e asaj familje, Sepse një dorë gjakatare e për fat të keq as sot. e kësaj dite e pazbuluar ia shoi jetën njërit nga komandante më emblematik që kishte luftë e lirisë Komandat Drinit. Sot, u përkujtua 25 vjetori i vrasjes së komandantit emblematik siç e tha kryetari dhe kjo na bënë të mendojmë se ne kemi amanet që këtë liri të avancojmë edhe më shumë tha Kryetari Totaji cili sot ishte  me nënkryetarin Kujtim Gashi bashkë me stafin e drejtorëve. Kurse në këtë  përvjetori ishin edhe ish shefi i Shtabit të përgjithshëm Bislim Zyrapi,zëvendës komandanti i Komandant Drinit ish ushtaraku Nexhmedin Kastrati, njeriu që gjithë kohën i qëndroi afër Selim Krasniqi,ish komandanti i Batalionit  Osman Çerreti .Me këtë rast Nexhmendin Kastrati, ka  evokuar disa nga  rikujtimet e tija dhe me këtë rast tha se  u vra vetë liria e Kosovës .Kurse ish komandanti Osman Çerreti, komandant ‘’Çuni’’ rikujtoi shumë momente të tij gjatë gjithë kohës së luftës deri në  pjesëmarrjen e  e strategjisë  për operacioni tash të njohur ‘’Shigjeta’. Edhe dega e LDK-së sot ishin në  homazhe dhe përkujtim të  komandant Drinit  me këtë rast  kryetari Driton Selmanaj  tha se  tash e  25  vite u bënë ende  nuk po dihet se kush ishte dora gjakatare që  vrau komandantin legjendar . Bashkëshortja Hajrie Rexha, rikujton atë momentet dhe më një shikim gati të përhumbur e mbuluar nga emocionet e thella pohon se sot e kujtojmë me mall dhe shumë u bën plotë 25 vite ende ne nuk e dimë se kush ishte ajo dorë që e vrau , por ai ishte një  çlirimtar siç ishte komandant Drini e bashkëshorti im dhe pastaj vazhdon. Se ne si familje  po ndihemi krenar që  .Kurse i bri i tij Ekremi që ka  lindur pak kohë pas vrasjes së babit të tij  me shpirt të lënduar pohonte sot  nuk jemi këtu për të qarë, por për të folur  jemi për të kërkuar  të vërtetën se kush e vrau  komandantin, un vetëm nga ëndrrat e takojë  nuk pata rastin  ta njoh   Sot për komandant Drinin homazhe ka bërë edhe   kryeministri në detyrë  Albin Kurti, bashkë  me  një pjesë të ish qeverisë . Derisa  në këtë  përkujtim ishte dhe Mark Baskin ish administratorë  i komunës së Prizrenit, shumë  bashkëluftëtarë