Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Zemra, jetë ofron
———————————
Në fillim të rrugës, hapi ndaloi,
ujqit, të tërbuar kishin vënë pritë,
dielli i fortë, malin digjte, e shkrumboi
thatësi, laje nga bloza këtë shpirt.
.
U zgjodh rrugë tjetër për udhëtim,
deri atje, ku ndërtohej fole për ardhmëri,
zogjtë ku lindin, sjellin dritë e gëzim,
me ëndrrat si det pafund, për lumturi.
Dimra me acare shumë kaluan,
me ngrica shumë pemë kanë gjunjëzuar,
edhe shpirtit, kuptimin ia vështirësuan,
me aromë flladi, zemrën shpuar.
Vitet e pikëlluara ikin, kalojnë,
barrierat, thyer janë me forcë çeliku,
edhe pse fytyrën, rrudhat e mbulojnë,
kopshti, në shenjë jete, duhet ujitur.
Zgjohet nga brenda zëri i poetit,
që ndër vite i mbyllur qëndron;
-Më liro! Më nxirr prej vetit,
se sot Zemra, jetë ofron.
/QendraPress/