Komandanti i Batalionit te 37- i njësisë speciale policore, kolonel, Radoslav Mitrovic – me nofkën Cegar-1 , me eproret e tij e kanë planifikuar kurthin e 13 Majit 1999,-Shkruan: Hasan AHMETAJ

Sot,kujtojmë 77 Martiret që u përdoren si mburoje e gjallë nga forcat paramilitare Serbe ne mesnatën e 13 Maj-it te vitit 1999, si dhe 11 Martirët, që u vranë ne Korishe, nga data 24 mars deri më12 Qershore të po atij viti.

13 Maj 1999 ishte nata më tragjike për Kosovën dhe gjithë boten demokratike, ishte nata që la dhimbje të pashërueshme në zemrat e secilit Shqiptare.

Turma prej më shume se 600 civileve te cilët po qëndronin me muaj nën qiellin e hapur në malet e Kabashit dhe Muzhlakut dhe në kushte atmosferike shume te renda, pa shtroj e mbuloje, te pa ushqyer, te lodhur e rraskapitur, fëmijë te porsalindur, gra dhe burra te moshuar, shumica prej tyre banore te Korishes, si dhe miq të strehuar nga disa fshatra të komunës se Therandës, te pa shpresë pre mbijetese, u nisen per ne rrugen e shpreses, por u ndaluan pas qindra metrash në aksin rrugore Korishe Prizren.

Kurthi për ketë çmenduri ishte pregaditur ne Beograd, pikërisht ne diten e sherbimit shtetërore te Serbise.

Komandanti i Batalionit te 37- i njesise speciale policore, kolonel, Radoslav Mitrovic – me nofken Cegar-1 , me eproret e tij e kan planifikuar kurthin e 13 Majit 1999, qe popullata civile te perdoret si mburoje e gjalle.

Kolonel Radosllav Mitrovic – Cegar 1, i jep urdhër vartësit te tij, komandantit te qetes se III, Stojankovic i njohur me nofkën preduzimac, qe popullata civile e Korishes qe po zbriste nga, Muzhlaki e Kabashi per te vazhduar rrugën per ne Shqiperi, te ndalohet dhe te ngujohet ne depon e materialit ndertimore, aty ku rruga e Korishes lidhet me magjistralen per Prizren.

Po sipas urdhrit te marre, komandanti, Stojankovic me nofken Preduzimac me paramilitaret e tij vendosin pasje elektrik “rezistenca te tensionit te larte” qe te identifikohen nga radaret e NATOS, e ngujonë te gjithë popullatën civile duke i mbyllur derën me kyç, me fjalët, tani provoni bombat e NATO-S

Ate mesnate humben jetën 77 persona te te gjitha moshave, 30 fëmijë nen moshën 18 vjeçare, prej tyre, 11 nxenes te shkollës fillore te Korishes. Nga 77 te rene, nga Korisha ishin 61 persona , nga Grikovci 1, nga Mushtishti 1, Nga Budakova 4, nga Reshtani 3, dhe nga Bllaca 7 persona,

si dhe mbeten te plagosur mbi 150 persona, disa prej tyre me gjymtyr te humbura.

Sot kujtojmë lavdin e dëshmorëve te rene ne lufte, kujtojme vuajtjen dhe sakrificen e shume brezave qe luftuan për lirinë e Kosovës.

I paharruar qoftë kujtimi për dëshmorët dhe martirët e rene per liri, LAVDI!!