Në SHFMU “Krusha e Vogël” në Krushë të Vogël kanë filluar punimet e fazës së dytë

Në SHFMU “Krusha e Vogël” në Krushë të Vogël kanë filluar punimet e fazës së dytë në ndërtimin e objektit të ri shkollor, ku pas përfundimit të vitit shkollor pritet të nisin edhe punimet për rregullimin e terrenit sportiv dhe oborrit të shkollës. Ndërkohë, brenda objektit janë duke u realizuar punimet përfundimtare, përfshirë montimin e radiatorëve dhe punime të tjera zejtare, të cilat do t’i përmirësojnë ndjeshëm kushtet për nxënësit dhe stafin arsimor