Fryma poetike e së dielës me poeten:-Ramije UKAJ

MARTIRËVE TË KORISHËS
———————————
Më 13 Maj 1999 u shua dielli
Me çka patën u bënë kolonë
Atë natë iku dhe hëna
I gjithë qielli ra si zezonë
Nga klithmat e të plagosurve
Dhe ujëvara e Korishës u shterua
Tymi e zjarri e kaploi kolonën
Bjeshkë e fusha u rrafshua
Duke ikur nga armiku
Me fëmijë n`djep e pleq përdore
Për ta gjetur diku një strehë
U bënë emra në përmendore
Gjaku i tyre nuk harrohet
Janë martirë në përjetësi
Në çdo përvjetor ata nderohen
Me këngë e lot për liri.
/QendraPress