Fryma poetike e së dielës me poeten:-Zana PIRA

Sipër Tryezës

——————–

Flejnë e ëndërrojnë
Takimet për nesër
Aq lehtë arrijnë në këpucën e shqyer
Sipas dëshirave shpërngulen njerëzit
Nëpër qytete të botes

Përcjellin koncerte muzikore
I vdekuri ekzekuton
Simfoninë e Betovenit

Lozin ” ballo konteshat me barinjë
Adhuruesit e simfonisë
Thurrin proçka anekdota’
Homazhe për t’i bërë
Kompozitorit të ndjerë

Kështu fatet arnohen
Nëpër relacionet botërore’

Ndërsa në mua
Sipër tryezës
Dritë më bënë
Llampa e dashurisë
Pa vaj guri!

/QendraPress/