Fryma poetike e së dielës me poeten;Shega CERIKU

Ditari im i vjetër ëndrrat e bukura të fëmijërisë..
———————————————————
Ditari im i preferuar ëndrrat e një shpirt të copëtuar..
Nuk dua të zbehen faqet që un kam shkruar..
Nuk dua të zbehen ëndrrat që unë kam jetuar…
Kam frikë nga “e zbehta”e mendimeve të jetuara..
Dije se, edhe shkronjat që kanë
mbetur përgjysmë në faqet e t’ua,..
Ditari im sa shumë kohë kam ndenjur me ty.
I mbaj mënd..
Dhe shenjat e pikësimit, nuk lejova
natyrisht të ndryshojë kujtesën të harroj..
Imazhet e një natyre të plogësht dhe të bukur..
Erën e një stuhie, apo të një flladi të lehtë..
Ngjarjet e një jetese të bukur, apo të errët..
Ndjenjat e një adoloshente e dashuruar!
për herë të parë..
Me enigmën e një imagjinate të pa fund.
Dhe mbi të gjitha njerzit ..
Nga respekti dhe dashuria për jetën..
Ku sot i lexoj dhe kujtimet më vijnë sërisht si dikur..
Sa doja të isha prap aty ..
Në fillimin e një ditari të harruar..
Po me kujtime të bukura dhe të trishta…
e një jetese që dikur kam shkruar.
/QendraPress/.