Kryetari  Totaj nënshkroi marrëveshje për mbështetje financiare për“Rregullimi  i objektit të Stacionit të Autobusëve në Prizren”,

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot marrëveshje për mbështetje financiare të projektit “Rregullimi i infrastrukturës dhe renovimi i objektit të Stacionit të Autobusëve në Prizren”, i cili projekt do të mbështetet nga skema e grantit për performancë komunale, nga e cila Komuna e Prizrenit është shpërblyer me 2.047.132,85 euro, në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Helvetas Swiss Intercooperation, përfaqësuar nga menaxheri i projektit DEMOS.