Dy vajza humbin jetën në një aksident në Fushë Kosovë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, ku raportohet se një grua dhe një vajzë e mitur kanë humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, transmeton Telegrafi.
“Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftim. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion.Rasti është në procedurë hetimore